Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ndaj të dyshuarit Bala është bërë kërkesë nga Prokuroria për caktimin e masës së sigurisë dhe seanca është mbajtur gjatë ditës së sotme.
Pas përfundimit të seancës, Gjykata ka nxjerrë vendim përmes të cilit është aprovuar kërkesa e ushtruar dhe si rezultat i dyshuari është dërguar në paraburgim për një muaj.
Për motive akoma të panjohura, i dyshuari e ka sulmuar shtëpinë e Hysenit, por fatmirësisht s’ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme në dy vetura.Ndryshe, Bala është arrestuar disa ditë pasi rasti u raportua nga Bahri Hyseni, kryesues i bordit të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, i cili kërkoi ndihmën e Policisë më 31 gusht kur ndodhi rasti.






























