Institucioni parafillor “Gëzimi Ynë” ka filluar renovimin e objektit që nga muaji gusht.
Kjo çerdhe publike ka pasur shumë nevojë për intervenim, pasi rrezikohej edhe shëndeti i fëmijëve .
Drejtoresha e arsimit, Drita Kadriu, ka njoftuar se kompania e njohur shqiptare “Jumbo” ka shprehur gatishmërinë që çerdhen e vetme publike në Mitrovicë ta furnizojë me nyje sanitare.
Postimi plotë:
S’ka më mirë se kur bizneset lokale, ofrojnë përkrahje për institucionet publike.
Javën e përfunduam duke pritur në takim, drejtoren për Kosovë të #JUMBO -s. Komuna e Mitrovicës i ka rritur investimet në IP “Gëzimi Ynë”. Këtij investimi iu bashkua edhe JUMBO duke mbështetur kërkesën e çerdhes në përmirësimin e nyjeve sanitare. I falenderojmë përzemërsisht!
Partneriteti ynë do të vazhdojë edhe më tutje, me të gjitha bizneset që kanë vullnet që vlerën e shtuar të tyre ta kthejnë në investime në komunitet.






























