Suzana Trajkoviq, bashkëshortja e të arrestuarit Sladjan Trajkoviq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se ai është arrestuar sot rreth orës 17:00 dhe se siç i është thënë, ai është transferuar menjëherë në Prishtinë nga Stacioni Policor në Mitrovicën Jugore.
“Ende nuk dimë asgjë, e dimë që ka qenë i ndaluar për 48 orë, unë kam qenë në stacionin policor në Mitrovicën Jugore, ata kanë qenë shumë të vrazhdë, dhe vetëm më kanë thënë se është transferuar në Prishtinë”, tha ajo.
Ajo shtoi se bashkëshorti i saj kishte qenë në shërbim të Policisë së Kosovës për 23 vite dhe se ishte e pabesueshme që ai të ishte arrestuar tani pasi kishte lënë shërbimin.“Ai është diabetik, ka edhe cirrozë të mëlçisë, dje ka qenë në shtrat gjithë ditën dhe nuk ka ilaçe me vete”, ka shtuar ajo.“Për çfarë mund të akuzohen serbët, çfarë krimi lufte, ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës për kaq shumë vite. Kjo është e tmerrshme, kjo që po u bëjnë serbëve”, tha i tronditur Trajkoviq.
Siç tha ajo, bashkëshorti i saj ishte me diabet dhe nuk i kishte me vete barnat e nevojshme.






























