Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, me ç’rast një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parash në një market.
Rastin për Ditorin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Avni Zahiti.
“Grabitje
Sonte, rreth orës 20:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, është kryer një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.”






























