EKSKLUZIVE: Trupi i një personi nxirret nga Liqeni Akumulues, dyshohet se s’pati shenja jete.
”Mitropol” ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë të cilën e bënë bartjen në spital.Ende nuk dihen rrethanat se si personi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur përfundoi në ujërat e liqenit artificial i cili në pjesën veriore të tij furnizohet nga lumi Ibër.
Lajmi : Mitropol






























