Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë, si dhe një person është shpallur në kërkim.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është denoncuar nga një 60-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi dyshon se është mashtruar nga një mërgimtar, të cilit ia dha 2500 euro për blerjen e një veture.Viktima, i cili është nga Vushtrria dhe i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) kanë bërë marrëveshje për shitblerjen e një automjeti, por një gjë e tillë s’u respektua nga ky i fundit, i cili u zhduk dhe nuk dihet asgjë për të.
Pasi ia dërgoi paratë të dyshuarit, por veturën nuk e mori, viktima vendosi që të denoncojë rastin, ku ka rrëfyer para hetuesve policorë gjithçka që dihet për marrëveshjen që kishte lidhur me të dyshuarin.
Si rezultat i denoncimit, pas dhënies së deklaratës nga ana e viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit.






























