Për të krijuar hapësira adekuate një person kishte marrë një shtëpi me qira në qytetin e Mitrovicës, e cila më pas është konfiskuar nga Policia dhe Dogana.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tashmë i njëjti po kërcënon pronarin e shtëpisë së konfiskuar përmes mesazheve në rrjete sociale. Ai është detyruar dje që rastin ta denoncojë në Polici, ku ka deklaruar se i dyshuari po i kërkon dëmshpërblim rreth 10 mijë euro.I dyshuari nuk është arritur që të arrestohet ende, pasi që viktima nuk ka mundur që ta identifikojë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.






























