Këto arrestime kanë ndodhur në Mitrovicë dhe Zveçan, siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth këtyre arrestimeve, por ka bërë të ditur se të arrestuarit aktualisht ndodhen në Prishtinë.Ai gjithashtu ka theksuar se policët e njësitit të rajonit verior kanë ndihmuar në kryerjen e këtyre arrestimeve, në bashkëpunim me njësitin e Prishtinës.






























