Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të KosovësQeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar përgatitjen e procedurave për largimin e kryetarëve nga komunat veriore pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Tashmë është caktuar edhe grupi punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ, i cili mbështetet nga MAPL, Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE.
Grupi punues “është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.
Lajmi: Dukagjini ©️






























