Ai tutje tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka prezencë më të madhe të policisë së Kosovë në veri.
Spahiu përseriti se akoma jemi në prag të një lufte me Serbinë duke thënë se Serbia akoma nuk e njeh Kosovën dhe rreziku i shpërthimit të një luftes mes dy vendeve është permanent.Nuk mund të themi që është evituar lufta përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje paqe, derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Edhe nëse kjo ndodhë ne prap mund të jemi në rrezik por jo potencial si tani”, tha Spahiu.
Sipas tij me prezencën policore në veri Kosova është më shumë e gatshme ndaj një lufte eventuale.
“Lufta me Serbinë mund të shmanget vetëm kur të kemi një marrëveshje paqe me Serbinë, tha Spahiu. /Gazeta10/






























