Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Mitrovicë ka realizuar 143 operacione të syrit gjatë tre muajve të fundit, shkruan Mitropol.
Sipas të dhënave të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe 153 pacientë të hospitalizuar, të cilët kanë përfituar nga kujdesi specialistik në repart.
Reparti i Oftalmologjisë funksionon 24 orë në ditë, me kujdestari të vazhdueshme nga mjekë specialistë dhe infermierë të profilizuar. Njësia disponon 12 shtretër të pajisur për trajtimin e pacientëve me sëmundje të syrit.
Nga spitali vlerësohet se rezultatet e arritura pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët.






























