Në një postim në Facebook, Sveçla ka bërë me dije se në Mitrovicë të Veriut, tek “Tre Rrokaqiejt”, janë gjetur dhe konfiskuar nga policia 60 kartela grafike, makina antiminer, ventilatorë, poça që përdoren në laboratore kanabisi, llampa, municione dhe tetë mjete shpërthyese të improvizuara
Sveçla ka thënë se po ashtu ky aksion dëshmon arsyet pse regjimi “i Aleksandar Vuçiqit dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar në veri”.
Nga këto gjetje, Xhelal Sveçla nxjerr edhe konkluzione politike, që sipas tij, dëshmojnë tri gjëra.
“1. Është një dëshmi më shumë për sulmet ndaj zyrtarëve tanë policorë, pjesëtarëve të Kforit e Eulexit, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm. 2. Është dëshmi lidhur me kontigjentin e kriminelëve argatë të idesë fashiste të Vuçiçit: bota serbe. Bota serbe është gjithnjë e dizajnuar mbi krimin. 3. Eshte dëshmi e arsyes së vërtetë se përse Vuçiçi dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar”






























