Me datën 31.12.2023 rreth orës 23:30, pas një angazhimi të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH)–Veriu në bashkëpunim me (NJNSH)-Lindje në Jashanicëtë komunës së Leposaviqit është kapur një kombi i tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri.
I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-sëkishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror.
Në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshmeligjore.





























