Ndonëse mbrëmja e së premtes u mbyll me një shpërthim në Mitrovicën e Veriut, të shtunën e 10 dhjetorit, situata në Veri të Mitrovicës është e qetë. Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton direkt nga Veriu i Mitrovicës ka siguruar pamje të vendosjes së kamerave nëpër lagjet atje

Kamera janë duke u vendosur në rrugët e “Lagjes së Boshnjakëve”.
Ekipi i RTV Dukagjinit tash e disa ditë po raporton direkt nga Veriu i Mitrovicës. Të njëjtit kanë siguruar pamje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të pauniformuar, duke vendosur kamera.






























