Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Vuçiq: Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut prej 24 prillit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.

07/04/2023
in 02
Vuçiq: Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut prej 24 prillit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I pyetur se si do të jetë situata për serbët në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të 23 prillit, Vuçiq ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë, më 6 prill, se do të jetë “keq, sikurse nën okupim”, sepse “qeverisja do të formohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposhti NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, ka thënë Vuçiq.

Ai, po ashtu, i ka kritikuar shtetet e Perëndimit për “heshtjen” e tyre, për faktin që Kurti nuk ka dëshiruar të shtyjë zgjedhjet lokale, në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, pas dorëheqjeve kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar.

Vuçiq ka thënë se “taktika e autoriteteve të Prishtinës është që të mos krijohet kurrë Asociacioni i komunave me shumicë serbe” dhe se “ata do të provokojnë serbët çdo ditë, me synimin që serbët të provokojnë diçka”.

Kur është pyetur për çështjen e Kosovës, deri në fund të mandatit të tij presidencial më 2027, Vuçiq ka thënë se mendon që “do të jetë në Serbi, dhe që ne do të vuajmë shumë, sidomos populli serb në Kosovë dhe Metohi”, raporton REL.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com