Sot pasdite në qytetin e Vushtrrisë, u raportua se një 38-vjeçar është kapur me 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Ai është shoqëruar menjëherë për në stacion policor për intervistim, teksa një ekip tjetër e Policisë është urdhëruar që të kryejë bastisje në lokalin e të dyshuarit dhe shtëpinë e tij.
Në kafenenë e 38-vjeçarit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa në banesën e tij Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kavanoz i cili ishte i mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë, raporton Sinjali.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.