Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Xhevat Nuhi: Serbia më ofroi 300 mijë euro për 5 ari tokë në Lagjen e Boshnjakëve

09/01/2023
in 02
Xhevat Nuhi: Serbia më ofroi 300 mijë euro për 5 ari tokë në Lagjen e Boshnjakëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shtëpinë e cila i është djegur para një viti, Xhevat Nuhi nga Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga niveli lokal apo Qeveria e Kosovës. Megjithatë nga shteti i Serbisë ai thotë se ka marr ofertë 300 mijë euro që ta shesë shtëpinë me 5 ari tokë, ofertë që zotohet se nuk do ta pranojë kurrë. Po në lagjen e boshnjakëve në truallin e shtëpive të blera nga shqiptarët, po ndërtohen banesa kolektive të financuara nga Serbia. Po aty pritet të vijnë qytetarë nga Serbia që nuk dihet nga vijnë e kush janëKa një vit që Xhevat Nuhi nga Lagjja e Boshnjakëve, natën e kalon në një shtrat të improvizuar në një garazhë, në acarin e dimrit e të ftohtit e dyshemesë. Shtëpia në të cilën Nuhi jetonte deri para 11 mujve, është djeguar pothuajse tërësisht. Përkundër ndihmës nga disa donatorë, atij i janë zbehur shpresat.

“Po kanë qenë disa donatorë që më kanë ndihmu. Ka 3 javë që kanë fillu me punu por puna tash është ndërpre, puna është ndërpre. Disa donatorë po thonë kemi festa tash…”, thotë ai.

Për shtëpinë modeste me pesë ari tokë në lagjen e Boshnjakëve, Nuhi thotë se ka marr ofertë marramendëse.

“Më ka thirr njëfar Vllaso mbiemrin nuk e di si e ka, e kam fqinj këtu. Ai më tha hajde shkojmë të qoj te njeri edhe mundesh me shku te noteri edhe me e shit pronën. Nuk e kam shit pronën. Blerësi nuk është privat është Qeveria e Serbisë. Çmimi që më kanë ofruar ka qenë 300 mijë euro”, deklaron Nuhi.Pak metra tutje Nuhi tregon se në truallin e një fqinji shqiptar, Serbia ka ndërtuar ndërtesë të banimit kolektiv. Aty pritet t’vendosen banorë nga zona të ndryshme të Serbisë.

Emir Azemi, banor i kësaj zone, thotë se projekte për kolonizimin e veriut Serbia po realizohen vazhdimisht.

“Për periudhën kohore kur ne po flasim një vjeçare (2022) Serbia ka ndërtuar afër 200 banesa kolektive për refugjatë, ose për serbë ardhacakë, thënë shkur për kolonë të ri. Nëse ju i keni brenda viti 200 banesa, here pesë, i bi rreth 1000 banorë që i sjellin aty. Vetëm në periudhën 2013-2023 Serbia në bazë të asaj që kam unë informacione ka arritë t’i ndërtojë 850-900 banesa”, u shpreh Azemi.

Azemi bënë thirrje që Qeveria e Kosovës të fillojë rindërtimin e mbi 350 shtëpive të djegura në veri, shtëpi që tash e dy dekada shqiptarët nuk kanë mundur t’i rindërtojnë.

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Ekskluzive –  Dyshohet se policia serbe tentoi të kidnapojë kosovarin në kufi, 34 vjeçari rrëfen për Insajderin arratisjen e tij

Ekskluzive – Dyshohet se policia serbe tentoi të kidnapojë kosovarin në kufi, 34 vjeçari rrëfen për Insajderin arratisjen e tij

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com