Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri

12/09/2023
in 02
Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nën lagështi e myshqe, fëmijë të sëmurë marrin trajtim në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.

Objekti i pamirëmbajtur gjendet ngjitur Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por është pjesë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut, i cili ndodhet rreth 1.5 kilometra larg.

“Kushtet janë shumë të këqija”, thotë një nënë teksa kujdeset për fëmijën e saj të shtrirë.

Pranë shtratit të vjetër qëndron edhe një bombolë e ndryshkur oksigjeni.“Kushtet në të cilat kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, janë të paimagjinueshme për një shtet që pretendon të hyjë në Evropë”, thotë shefi i repartit, Qenan Cabra, për Radion Evropa e Lirë.

“Pos tjerash, jemi edhe larg spitalit kryesor. Analizat laboratorike, radiologjia, konsultat me mjekë të tjerë – të gjitha janë larg prej këtu. Prindërit duhet të paguajnë taksi, ose të shkojnë në këmbë deri te spitali”, thotë ai.

Cabra tregon se në kushte të tilla punohet që nga paslufta, më 1999, por kjo nuk është e vetmja problematikë, sipas tij.

Aty punojnë vetëm shtatë mjekë – katër prej të cilëve udhëtojnë nga Prishtina, rreth 40 kilometra larg – ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, shkon deri në 50 në ditë.

Ndërtesa “e re” e Pediatrisë

Gjendja nuk pritej të vazhdonte kështu përgjithmonë. Në vitin 2016, me ndihmën e një organizate humanitare, u ndërtua një objekt i ri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, i cili do të shërbente si repart i pediatrisë.

Por, kanë kaluar shtatë vjet dhe ai nuk është funksionalizuar ende.

Sipas disa punonjësve në spital, ka pasur mosmarrëveshje midis projektuesit të objektit, donatorit, investitorëve dhe kompanive punëkryese.

Për pasojë, thonë ata, objekti është shfrytëzuar shpesh si depo për ilaçe.“Çdo objekt i pabanuar, edhe pse është i ri, dëmtohet, sepse nuk është i mbikëqyrur”, thotë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut, Luljeta Buçinca Zhubi, e cila ka marrë udhëheqjen e këtij institucioni para dy vjetësh.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se po punon intensivisht që objekti i dedikuar për Repartin e Pediatrisë, të futet në punë.

Disa punime, sipas saj, janë ripërtërirë në fund të gushtit. Kjo gjendje është pasojë e planifikimeve jo të duhura, thotë ajo.

“Fatkeqësisht, shumë pak kemi dokumente nga punimet e këtij objekti. Shumë pak kanë lënë gjurmë përgjegjësit e mëparshëm, andaj edhe nuk kemi mundur ta gjejmë një përgjegjës se kujt t’i adresohemi”, thotë Buçinca Zhubi, duke mos specifikuar më shumë.As Ministria aktuale e Shëndetësisë, e cila është zgjedhur para më shumë se dy vjetësh, nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur më herët me objektin në fjalë.

Por, thotë se ka bërë vlerësimin e gjendjes së tij dhe se duhen mbi 500 mijë euro investime për ta vënë në funksion. Në këtë kosto përfshihen: riprojektimi, pajisjet mjekësore, inventarët, burimet njerëzore e të tjera.

“Është bërë projektimi dhe pritet që të bëhet publikimi i aktivitetit të prokurimit për kryerjen e punimeve. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka hartuar dhe finalizuar planin e veprimit, në përputhje me vlerësimin e gjendjes në këtë repart”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Kosova kërkon tre pikët kundër Rumanisë, këto kanale shqiptare e transmetojnë LIVE ndeshjen

Kosova kërkon tre pikët kundër Rumanisë, këto kanale shqiptare e transmetojnë LIVE ndeshjen

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com