Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Dokumenti i Fundit: Nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja Bazë do ketë bllokim të procesit integrues, ngrirje të mbështetjes, kthim prapa në raportet me Perëndimin

30/01/2023
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova është e lirë që të mos e themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe mund të tërhiqet krejtësisht nga Marrëveshja e vitit 2013, por atëherë duhet “të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, thuhet në dokumentin e fundit non-paper që ka siguruar ekskluzivisht Albanian Post.

Me një gjuhë të ashpër dhe aspak diplomatike në këtë non-paper, i punuar nga një diplomat perëndimor i përfshirë thellë në procesin e pajtimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, është bërë e qartë se çfarë humbasin Kosova dhe Serbia nëse përpjekjet e perëndimit për të vendosur paqe në rajon ballafaqohen me vonesa e bllokada të qëllimshme nga Aleksandër Vuçiç e Albin Kurti.

I ndarë në 11 pjesë të veçanta dhe me mbi 20 nënpika, non-paper prej gjashtë faqesh që, sipas burimeve të AP përmbledh gjithçka me të cilën ballafaqohen Kurti dhe Vuçiç ka më shumë fokus sqarimin e pasojave fatale të mos-nënshkrimit të Marrëveshjes Bazë mbështetur në Propozimin Evropian, sesa shpjegimin e përfitimeve eventuale.

Një nga pjesët më të rëndësishme të dokumentit është titulluar “Dinamikat Përpara – dështimi nuk është opsion”, ku bëhet e ditur se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi nuk e kanë më ndërmend të jenë lojtarë vëzhgues në “taktikat vonuese” dhe “taktikat bllokuese” që ata thonë se po i bëjnë Serbia e Kosova.

Aty shkruhet se nëse Kosova, apo Serbia, dështojnë të jenë partnerë konstruktivë dhe nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, atëherë “kjo nënkupton ndalimin e procesit të integrimit dhe një prapakthim potencial të raporteve me BE-në dhe të mirave që vijnë me të”.

Sipas këtij dokumenti, “Kosova nuk mund të aspirojë të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme”.

Derisa, “Serbia nuk mund të aspirojë të vazhdojë të gëzojë benefitet financiare, ekonomike dhe politike të marrëveshjeve ekzistuese dhe në të njëjtën kohë të minojë përpjekjet e perëndimit për paqe të përhershme”.

Dokumenti gjithashtu i bën të qartë Serbisë se “bixhozi me shpresa të rrejshme se dikur, në të ardhmen, NATO dhe BE-ja do kolapsojnë duke mundësuar kështu ri-pushtimin e Kosovës, është një recetë për fatkeqësi”.

Pjese nga dokumenti origjinal

Shtetet perëndimore bëjnë të qartë në këtë dokument se janë jashtëzakonisht të përfshira dhe po kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshje që është “minimalisht ambicioze”, prandaj nëse hasin në bllokada e vonesa të tjera, do të jenë shumë rigorozë në qasje, sepse dështimi i këtij procesi dëmton “seriozisht kredibilitetin e BE-së dhe kredibilitetin e të gjithë botës perëndimore”.

Prandaj, në takimin e radhës, palët “do të informohen për pasojat e rënda nëse refuzohet propozimi”, dhe perëndimorët do të fillojnë të përdorin pa hezitim shkopinjtë, sepse nëse tregohet hezitim kjo do të mund të nënkuptohej si mungesë përkushtimi.

Tjetër lëvizje e menjëhershme do të jetë edhe caktimi i një date të qartë për nënshkrim.

“Pa një datë të prerë, prolongimi i përhershëm, vonesat dhe bllokadat edhe një herë tjetër do qeverisin/mbizotërojnë procesin, duke përqeshur kështu pafuqinë e Evropës dhe botës perëndimore”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Albanian Post.

Kjo është arsyeja, pohon dokumenti, që perëndimi është angazhuar kaq fuqishëm, sepse “alternativa e asaj që u tha më lartë është pranimi se bota perëndimore nuk ka kurrfarë ndikimi”.

Poqëse “diplomacia fluturuese” nuk do të ketë efektin e dëshiruar, atëherë është ruajtur edhe një kartë e fundit si përpjekje finale.

“Nëse palët hezitojnë, organizohet një konferencë evropiane (e modeluar sipas eksperiencave të kaluara) si përpjekje e fundit për të bindur palët”, thuhet në dokument.

Edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka një pikë të rezervuar në këtë dokument.

Përsëritet se përbën një obligim të patjetërsueshëm të Kosovës, derisa thuhet se “përfaqësuesit politik të Kosovës, shoqëria civile dhe individë prominentë e organizata duhet të jenë pjesë e diskutimeve të ardhshme substanciale gjithëpërfshirëse të fokusuara në gjetjen e një konsensusi për modelin e pranueshëm për Asociacionin të paraparë me Marrëveshjen e vitit 2013”.

Për shkak se në të kaluarën është provuar që themelimi i Asociacionit dhe Marrëveshja Bazë përbëjnë një përpjekje të njëjtë, në dokument është bërë e qartë se janë dy procese të ndara dhe paralele që nuk bashkohen.

Në pikën “Dinamikat përpara – Qasje me shumë pista”, thuhet se “implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë (përfshirë Asociacioni) dhe Propozimi aktual Evropian janë dhe duhet të trajtohen si dy procese të ndara, të fasilituara në dy shtigje paralele”.

“Shtegu i parë”, qartëson dokumenti, është “implementimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme”, kurse “shtegu i dytë” paralel është “Propozimi Evropian”.

Në këtë pjesë të dokumentit bëhet e ditur gjithashtu se do të themelohet një Mekanizëm Monitorues i cili do të operojë sipas një seti “parimesh për të shpërblyer ose dënuar palët varësisht nga përkushtimi i tyre në implementimin e procesit”.

Në këtë non-paper theksohet se perëndimorët tashmë janë të njohur me taktikat e Vuçiç-it dhe të Kurtit për vonesa dhe prolongime të procesit.

Gjithsesi, vërehet gjuhë me e ashpër kundrejt Kurtit.

“Taktikat vonuese (Serbia: së pari Asociacionin, pastaj Propozimin Evropian) dhe taktikat bllokuese (Kosova: së pari garantimin e sigurt të njohjeve nga 5 vendet mos-njohëse të BE-së, pastaj Propozimin Evropian) janë të papranueshme”.

Sa i përket kërkesë së Kosovës për garanci të njohjeve nga 5-shja mos-njohëse e BE-së konstatohet se është e pamundur të jepet një garanci e tillë e shkruar, meqë secili nga shtetet është sovran në vendimet e veta, gjithsesi bëhet e ditur se pro Propozimit Evropian janë që të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së.

Por, përkundër se nuk jepen dot garanci të tilla çfarë i ka kërkuar Kosova, në dokument megjithatë ofrohet një skenar pozitiv në këtë drejtim.

“Për disa nga këto shtetet, pëlqimi i Serbisë për Propozimin Evropian është bazë e mjaftueshme për të ngritur marrëdhëniet me Kosovën në marrëveshje të plota diplomatike menjëherë”, thuhet në dokument në pjesën ku sqarohet pozicioni i 5-shes mos-njohëse për Kosovën.

“Nëse jo më herët, në momentin që Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si rezultat direkt i Propozimit Evropian, këta mos-njohës do t’i bashkohen pozicionit të shteteve të tjera anëtare të BE-së (që e njohin Kosovën)”.

Një tjetër element që dokumente të tjera nuk e kanë pasur dhe është pjesë e këtij non-paper është përmendja e shembullit të Francës dhe Gjermanisë dhe mënyra se si këto dy shtete armike dikur, gjetën “paqen e përhershme”.

Premisa e perëndimoreve në dokument është se bëhet fjalë për dy popuj që dëshirojnë t’i zgjidhin problemet dhe të lëvizin përpara, prandaj synimi thonë ata është “bashkëjetesa paqësore dhe rritja e bashkëpunimit” dhe kjo vjen, sipas tyre, “si rezultat i implementimit të Propozimit Evropian”.

Kjo, thuhet në dokument, “cakton ritmin për marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme pas vitit 2030”.

“Në atë pikë, duke ndjekur shembullin e Berlinit dhe Parisit, Beogradi dhe Prishtina do të inkurajojnë serbët etnikë dhe shqiptarët etnikë, të shpërndarë në vende të ndryshme në ish-Jugosllavi, që të bëhen faktor stabiliteti në vendet e tyre respektive dhe të promovojnë një kapitull të ri historik të miqësisë”.

Në një nga faqet e dokumentit janë sqaruar gjithashtu përfitimet e Kosovës dhe Serbisë, nëse tregohen konstruktivë dhe pranojnë ta nënshkruajnë marrëveshjen, e cila, përsëritet, synim ka një marrëveshje të tretë që nënkupton dakordim për njohje të ndërsjellë.

Për Kosovën thuhet se nëse nënshkruan dhe themelon Asociacionin në dy procese të ndara, atëherë “zhbllokon procesin e integrimit në NATO/BE dhe fillon marrjen e fondeve dhe investimeve të lidhura me procesin e integrimit”.

“Fiton ndërlidhshmëri rajonale dhe përfshirje në të gjitha programet e BE-së që do ta afektojnë ekonominë e Kosovës në mënyrë domethënëse. Do shfaqen mundësi të reja për bizneset e Kosovës dhe të rinjtë e Kosovës, duke zhvilluar potencialin e mrekullueshëm që ka Kosova”.

Siç kuptohet nga dokumenti, para vitit 2030 nuk bëhet fjalë për marrëveshje që ka “në qendër njohjen”, siç është supozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Por, propozimit evropian nga Serbia, do të përbënte dokumentin e parë të njohur ndërkombëtarisht ku Serbia do ta pranonte se “Kosova dhe Serbia janë dy realitete legale/politike të ndara subjekte të parimeve të qeverisjes sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Po ashtu, Serbia do të pranonte se “nuk mund të pretendojë të drejtën për ta përfaqësuar ose vepruar në emër të palës tjetër (Kosovës)”.

Tjetër benefit për Kosovën do ishte se me këtë marrëveshje, meqë ajo ka aminin e 27 shteteve anëtare të BE-së, ato “nuk do ta kundërshtonin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, përfshirë edhe 5-shen mos-njohëse.

Dokumenti prezanton edhe një linjë të qartë të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Evropës e deri te Bashkimi Evropian e NATO.

Më poshtë, lexojeni dokumentin e plotë të përkthyer nga anglishtja në gjuhën shqipe:

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post

Policia kap në flagrancë dy të mitur në Mitrovicë, sekuestrohen dhjetëra monedha metalike false

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com