Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

ESI: Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë

20/02/2024
in LAJME
ESI: Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë ndërkombëtare përfshirë ato të sigurisë nuk ka parë prova për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”, po mungesa e provave nuk u ka dhënë fund pretendimeve nxitëse.

Në një raport me titullin “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, organizata kujton se në korrik të vitit 2023 presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi NATO-ja dhe OKB-ja kishin katërmbëdhjetë ditë për të çarmatosur forcat policore të Kosovës dhe për të mbrojtur serbët e Kosovës nga “pogromet dhe spastrimi etnik” i vazhdueshëm i shqiptarëve.

Përndryshe, “dikush tjetër” do të duhej ta bënte këtë.

Raporti vë re se paralajmërimet se Serbia mund të ketë nevojë të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur serbët nuk janë të reja, duke iu referuar një deklarate të presidentit serb Vuçiq të gushtit të vitit 2018, në të cilën e kishte përshkruar Kosovën si një fuçi baruti.

“Të gjithë do të presin një mundësi për të goditur tjetrin për të arritur një avantazh në terren. Dhe çdo ditë do të shqetësohemi nëse do të na sulmojnë në veri, ku do të na godasin, me mbështetjen e kujt…”, kishte thënë president serb.

Mirëpo, në deklaratat e vitit 2018 argumentohej se nëse serbët sulmohen në Kosovë, Serbia do t’i mbrojë ata.

Që nga viti 2023, deklaratat argumentojnë se serbët tani janë të sulmuar dhe duhet të mbrohen, thuhet në raportin e Nismës e cila në fund të korrikut të vitit 2023 kishte thënë se ky është një kërcënim serioz për paqen në Ballkan.

Disa muaj më vonë, paraushtarakët serbë sulmuan policinë e Kosovës në veri, kujton raporti, sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 të një grupi serbësh të armatosur që vranë një pjesëtarë të policisë së Kosovës.

“Është koha për ta marrë seriozisht atë që po thuhet aktualisht nga politikanët në Beograd. Nëse shpiken pogrome, atëherë pason dhuna. Nëse këto pretendime të rreme nuk kundërshtohen, situata do të përshkallëzohet më tej”, thuhet në raport, në të cilin nënvizohet se “nuk duhet të jetë e vështirë për organizatat ndërkombëtare të hedhin poshtë pretendimet e rreme, mashtruese dhe të rrezikshme për masakrat imagjinare sa herë që ato bëhen. Asnjë nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë me personel në terren në Kosovë, nga KFOR-i te EULEX-i, nga UNMIK-u te OSBE-ja, nuk ka parë apo përshkruar ‘spastrimin etnik të serbëve’ apo ‘terrorin’ shqiptar në vitet e fundit. Por mungesa e provave nuk i ka ndalur pretendimet nxitëse”.

Nisma thekson se një nga mjetet në këtë betejë të rrëfimeve kanë qenë edhe statistikat. Më 5 tetor 2023, presidenti Vuçiq tha se si pasojë e “terrorit shqiptar”, 11 për qind e serbëve të Kosovës janë larguar nga Kosova që nga fillimi i vitit 2021. Më 8 shkurt të vitit 2024, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiq e rriti ne “14 për qind” numrin e serbëve të Kosovës që ishin larguar për vetëm një vit.

Nuk është ofruar asnjë provë për pogromet e supozuara, dhunën sistematike apo “spastrimin etnik” të supozuar në vitet e fundit, thuhet në raportin prej 18 faqesh në të cilin bëhen krahasime të deklarimeve dhe statistikave të paraqitura nga vet autoritetet serbe.

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia: Rasti është duke u hetuar

Në Leposaviq kapen mallra të kontrabanduara në vlerë prej 5 mijë eurosh

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com