Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjykata e Mitrovicës kthen në punë gruan e heroit Ilaz Kodra, Posta detyrohet të ia paguajë 7 mijë euro

06/03/2024
in LAJME
Gjykata e Mitrovicës kthen në punë gruan e heroit Ilaz Kodra, Posta detyrohet të ia paguajë 7 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim në favor të Kimete Kodrës, gruas së heroit, Ilaz Kodra, për rikthim në punë në Postën e Kosovës.

Kësisoj, është vërtetuar se menaxhmenti i Postës ka kryer shkelje të kontratës së punës, njëkohësisht është vërtetuar pafajësia e zonjës Kimete.

Në vendimin e nxjerrë më datë 27 shkurt, Posta e Kosovës detyrohet që Kimete Kodrës t’ia kompensojë diferencën në pagat të papaguara prej ditës së largimit të përkohshëm deri në kthimin e saj në vendin dhe pozitën e njëjtë të punës.

Po ashtu, në bazë të vendimit të gjykatës, Posta detyrohet Kimete Kodrës t’ia paguajë shumën prej 7 mijë euro “në emër të dëmit jo material për dhimbje shpirtërore”.

Gjithashtu është vërtetuar se vendimi i Postës për shqiptimin e masava disiplinore ishte në kundërshtim të plotë sipas ligjit të punës, rregulloret e brendshme e të paditurës, kontratën e punës, dhe me performancën e kënaqshme të paditëses për arsye paditësja edhe në datën e pretenduar me vendimin e kundërligjshëm ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e saj ashtu që asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare të Jute Credites”.

“Po ashtu është vërtetuar se nuk qëndron as pretendimi i të paditurës së paditësja ka qenë përgjegjëse për rastin e Veli Malës pasi që gjatë shqyrtimit gjyqësor e paditura nuk kishte ofruar asnjë provë se i njëjti kishte fshehur apo ishte shpallur përgjegjës nga komisioni disiplinor i të paditurës”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Kodra deri kur u suspendua nga Bordi i emëruar nga Qeveria Kurti, kryente funksionin e Koordinatores të Zyrave të Postës në Skënderaj.

Në deklarata për media, ajo kishte thënë se suspendimi i saj ishte krejtësisht joligjor.

Sipas saj, bordi aktual, ishte i ndikuar komplet nga qeveria Kurti, ashtu siç thotë se kanë qenë të ndikuara nga politika, edhe bordet e mëparshme.

Kodra ka sqaruar se një zyrtar i Postës në Skënderaj, kishte marrë një sasi të hollash, duke mos i deponuar në bankë siç e parashihte ligji, por i kishte marrë për vete.

“Në atë kohë nuk pata qenë në punë, sepse më 5 tetor 2018 ka qenë rivarrimi i Ilazit. Gjatë inspektimeve është vërejtur se ka pasur një parregullsi qysh nga viti 2018. Një zyrtar financiar bashkë me zyrën në Prishtinë, thuhej se kanë bashkëpunuar. Ky zyrtar që ka pasur autorizim i ka tërheqë disa mjete kinse për t’i dërguar në një bankë në Mitrovicë. Ai kish pasë ardhë i ka marrë paret, arkëtari që ka qenë në detyrë zyrtare e ka përgatitë këtë proces, edhe pastaj paratë e Postës nuk janë deponuar në bankë. Për 4 vjet me radhë kemi pasur inspektime, kush e fshehi këtë rast? As nuk kam qenë në dijeni, të gjitha këto janë bërë fshehur. Me pas dashtë privilegje, kryeshefe isha bë”, kishte rrëfyer Kimete Kodra.

Ajo po ashtu ishte shprehur e bindur se kryeministri Kurti kishte qenë i njoftuar për rastin e saj.

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Tanjug: 200 serbë s’morën pagat shkaku i dinarit

Tanjug: 200 serbë s’morën pagat shkaku i dinarit

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com