Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjykata merr vendim për Lundrim Beqirin, i akuzuar për vrasjen e vitit të kaluar në Mitrovicë

06/07/2022
in LAJME
Gjykata merr vendim për Lundrim Beqirin, i akuzuar për vrasjen e vitit të kaluar në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarit Lundrim Beqiri, për vrasjen e të riut A.M në tetor të vitit të kaluar.

Lajmin për caktimin e kësaj mase ndaj të dyshuarit Beqiri, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjyqtarja e procedurës paraprake, Pranvera Ademi.

I dyshuari Beqiri, është arrestuar më 4 korrik 2022, pas 9 muajsh në arrati, pasi më 1 dhjetor 2021 është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Gjyqtarja Ademi konstatoi se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Lundrim Beqiri.

Ky vendim është marrë pasi gjykata vlerësoi se janë përmbushur kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit, duke u bazuar në ekzistimin e rrezikut të ikjes së të dyshuarit, në peshën e veprës penale, rrethanave në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale dhe sjelljen e mëparshme, që tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale.

Kështu, masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit, të parapara në nenin 173 të KPPK-së do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e të dyshuarit, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Ndryshe, më 30 tetor 2021, në Mitrovicë në rrugën “Artim Jashari”, Lundrim Beqiri dyshohet së bashku edhe me të akuzuarin Ardit Zymeri, me dashje kanë privuar nga jeta A.M, deri më tani për motive të panjohura.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ndaj të akuzuarit të dytë ka caktuar masën e paraburgimit më 4 nëntor 2021, pasi i njëjti ishte vetëdorëzuar në polici, ndërsa i dyshuari Beqiri ishte në arrati që nga ajo kohë e deri më 4 korrik 2022, kur është arrestuar nga policia.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 29 mars 2022 kundër të akuzuarit Ardit Zymeri, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që përderisa tani i ndjeri M. së bashku me dëshmitarin Florent Kamberi ishin duke qëndruar në udhëkryqin e rrugës “Artim Jashari” dhe “Aziz Zhilivoda”, aty me veturë afrohen dy të pandehurit, dhe i pandehuri Lundrim i drejtohet atyre me fjalët “pse po na këqyrni”, ku pastaj Florenti i përgjigjet “kërkush nuk po të këqyr po vazhdo rrugën”.

Gjithmonë sipas aktit akuzues, i pandehuri Lundrim prapë u drejtohet me fjalët “ju nuk guxoni me më këqyr se unë jam Lundrim Beqiri dhe ja u q* robt” atëherë të pandehurit Beqiri dhe Zymeri dalin nga vetura dhe i pandehuri Lundrim me thikë e godet tani të ndjerin A.M në gjoks dhe atë në zonën e zemrës me depërtim në mushkrinë e majtë si dhe në parabarkushën e majtë të zemrës me thellësi të plagës afër 6-7 cm, po ashtu viktimës i shkakton plagë prerëse shpuese në shpatullën e majtë me thellësi afër 4-5 cm.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Ardit kishte vazhduar ta godas tani të ndjerin A.M me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit ku pas reagimit të personave Ali Muja, Florik Qitaku dhe Egzon Bajrami, dy të pandehurit futen në veturë dhe me shpejtësi vihen në arrati.

Aktakuza thotë se tani i ndjeri A.M meqë kishte gjakderdhje të madhe nga gjoksi, fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe për shkak të gjendjes së rëndë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku i njëjti nuk arrin t’i mbijetojë plagëve dhe vdes.

Me këtë, të njëjtit sipas prokurorisë thuhet se kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Super lajm për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Super lajm për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com