Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundshëm

01/02/2023
in LAJME
Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi të këpucëve në Ferizaj.

Ai tha se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje njëetnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”.

“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti më 1 shkurt.

Ai tha se është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por siç tha, “mua më duhet mbi të gjitha ta respektoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.

Ambasada amerikane në Prishtinë organizoi të martën një diskutim të mbyllur për Asociacionin.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.

Hovenier tha se SHBA-ja pret që “Kosova t’i përmbushë obligimet e saj”.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post

Basketboll, Trepça dënohet me një ndeshje pa shikues

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com