Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Shasha: Liberalizimi i vizave punë e kryer, nga 1 janari 2024 kalojmë kufirin me pasaportë në xhep

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politike Evropiane (EPIK), Demush Shasha ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është punë e kryer.

15/03/2023
in LAJME
Shasha: Liberalizimi i vizave punë e kryer, nga 1 janari 2024 kalojmë kufirin me pasaportë në xhep
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kjo pasi Këshilli i Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin, të enjten e kaluar ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë intervistë Shasha ka deklaruar se ky institucion edhe po të dojë, tani nuk ka rrugë ligjore për ta bllokuar procesin.

“Gjasat janë shumë të mëdha që çdo gjë do të finalizohet sa i përket procedurës ligjore vendimmarrëse deri në fund të muajit të ardhshëm. Dhe kjo lejon pastaj kohë të mjaftueshme që të përgatitet edhe sistemi ETIAS, por edhe në rast të mosfunksionalizimit të sistemit gjasat janë pothuajse 100 për qind që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”.

“Është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Këshilli i Bashkimit Evropian ka qenë institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin e liberalizimi. Këshilli javën e kaluar ka miratuar liberalizimin e tani edhe po të dojë ta bllokojë procesin nuk ka rrugë ligjore”, ka thënë ai.

Shasha në emisionin “Përballje” në Telegrafi ka shpjeguar se i vetmi hap që ka mbetur është që Parlamenti Evropian ta miratojë rregulloren e ndryshuar.

“Nuk ka kthim mbrapa. Kjo është sikur një ligj që del Qeveria dhe e dërgon për votim në Kuvend. Ky i fundit e miraton në dy lexime, në lexim të parë dhe në lexim të dytë. Pastaj ligji dërgohet për publikim në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi. Nëse e bëjmë një krahasim, ne e kemi kaluar liberalizimin në lexim të dytë”.

“Besoj se çështja e vizave për Kosovën është punë e kryer dhe për shkak të përvojës së hidhur që kemi pasur, gjëja më e mirë është që të presim 1 janarin e vitit 2024 dhe me pasaportë në xhep të kalojmë kufirin e pastaj të festojmë”, është shprehur tutje ai.

Në këtë intervistë Shasha ka folur edhe për takimin e 18 marsit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër si dhe marrëveshjen e darkoduar për Propozimin evropian mes dy liderëve shtetërorë.

Ai ka thënë se në këtë takim pritet të vazhdohet “diskutimi i mirë”, i cili u zhvillua më 27 shkurt në Bruksel, ku palët janë darkoduar për marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, në Ohër palët do të shkojnë një hap tutje – të dakordohen për planin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Emisari gjerman: Kosova s’do të ketë marrëveshje më të mirë në tavolinë

Emisari gjerman: Kosova s’do të ketë marrëveshje më të mirë në tavolinë

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com