Nga një telefonatë në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Këshilltarit të Departamentit të Shtetit Amerikan është kuptuar që I pari I shtetit kosovar ka pranuar planin franko-gjerman. Qeveria e Kosovës thanë se aty u diskutua për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solideKryeministrit të Kosovës, Albin Kurti natën e së premtes i erdhi një telefonat shumë e rëndësishme.
Ai foli me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet i cili tregoi edhe qëndrimin e Kurtit për planin franko-gjerman.
“Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka thënë Choellet.
Të shtunën në mëngjes, detaje rreth këtij bashkëbisedimi dhanë edhe Qeveria e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e kryeministrit për një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.





























