Një qytetar serb është ndalur sot nga Policia e Kosovës në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sebep për arrestimin e të riut serb u bë një bluzë me mbishkrim nacionalist kundër Republikës së Kosovës. Po ashtu, gjatë kontrollit të veturës së 27-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë.
Gjësendet në fjalë janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i riu të hetohet në liri për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’.
(Foto ilustrim)





























