Lista Serbe ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës dhe ka kërkuar reagim nga ndërkombëtarët.
“Ne dënojmë fuqishëm gërmimin në varrezat ortodokse serbe në pjesën veriore të Mitrovicës që po bëhet nga kompanitë shqiptare me urdhër të Qeverisë së Albin Kurtit dhe kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë sa më shpejt dhe të ndalojë këtë përdhosje të varreve serbe” – thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Partia më e madhe serbe në Kosovë thotë se “regjimi i Albin Kurtit ka guxuar që t’i përdhosë dhe shpërndajë eshtrat e të parëve të tyre”.





























