Një aksion i Prokurorisë Speciale ka nisur sot në orët e hershme tê mëngjesit, ku në pranga kanê përfunduar katër doganierë.
Doganierët e arrestuar janë tre shqiptarë dhe një serb, e të cilët janë arrestuar në Mitrovicë dhe në veri të vendit.
Një nga doganierët e arrestuar është nga jugu i Mitrovicës.
Aksionin për Mitropol e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.





























