Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

E mori AKP-ja- Çka ka në ‘Rajska Banja’, kompleksin në Zveçan në të cilën pushteti i Vuçiqit i investoi shtatë milionë euro?

19/12/2023
in LAJME
E mori AKP-ja- Çka ka në ‘Rajska Banja’, kompleksin në Zveçan në të cilën pushteti i Vuçiqit i investoi shtatë milionë euro?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompleksi ‘Rajska Banja’ që gjendet në Banjskë të Zveçanit tashmë është në duart e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kjo e fundit e riktheu në posedim sot, përmes asistencës së Policisë së Kosovës. Nga AKP-ja bënë të ditur se pronën, e cila i takon Ndërmarrjes Shoqërore Trepça Standard, do t’ia lëshojnë me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por, çfarë ka në këtë kompleks?

Nga uebfaqet që mbështesin turizmin në Zveçan, ‘Rajska Banja’ përshkruhet si kompleks shëndetësor që përmban sauma dhe hapësira trajtimi, kompleks të pishinës, ambiente shoqëruese, hotel, restorant dhe apartamente akomoduese, shkruan Gazeta Insajderi.

Qendra e “SPA&Wellness” ka pishinë me ujë të sanitizuar, pishinë gjysmë të mbyllur me ujë termal, sauna, banjë me avull, dhoma me vaskë hidromasazhi dhe shtretër masazhi termal, si dhe bar kafe.

Ndërkaq, në hapësirë të hapur ka pishinë me ujë termal, pishinë, pishinë për fëmijë dhe ambiente përcjellëse, të cilat kanë kapacitetin e strehimit të 350 vizitorëve.

Ndërkaq, hoteli ka 14 njësi akomoduese, me gjithsej 40 shtretër.

Restoranti ndodhet brenda hotelit dhe ka 70 vende të lira për të ngrënë ushqim. Si pjesë e restorantit është edhe një tarracë. Tarraca ka hapësirë për 60 ulëse.

Kompleksi ‘Rajska Banja’ është i ndërtuar në zonën ku ka qenë Banja e Banjskës. Që nga viti 2006 është uzurpuar dhe ka kaluar në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe. Ai është ndërtuar më 2015-ën përmes financave të Qeverisë së Serbisë, saktësisht të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën.

SNS, partia e presidentit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka prezantuar si sukses të tyre ndërtimin e kësaj prone. Kostoja totale e ndërtimit të saj, sipas SNS-së,  ka qenë shtatë milionë euro.

Ky kompleks është përkrahur në vazhdimësi nga pushteti i Vuçiqit. Kjo gjë vërehet edhe tek postimet e tyre në ‘Facebook’.

Në një postim të shkurtit të këtij viti, prezantoheshin produkte të ndryshme të kompleksit “figurave të ndryshme ndërkombëtare”. Në mesin e këtyre figurave ishte edhe drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në vizitën e saj tetë orëshe (të parën dhe të vetmen) në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e kishte vizituar këtë kompleks me kosto ndërtimi shtatë milionë euroshe.

Prezente me Bërnabiqin ishin edhe figura të larta të Listës Serbe. Vizita përshkruhej si “vizitë zyrtare” nga “Rajska Banja’.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit të martën, pasi prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës.

Të njëjtin ia ka lëshuar me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme, i ka thënë REL-it drejtori menaxhues i kësaj agjencie, Arben Limani.

“Bordi i drejtorëve [të AKP-së], me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme [të Kosovës], për nevoja dhe interes publik të Ministrisë, ka marrë vendim që këto objekte të jepen me qira për shërbime të MPB-së. Pra, për shërbimet e tyre publike për të cilat ne nuk kemi ndonjë informatë”, tha Limani, duke shtuar se vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur më 14 dhjetor.

Limani tha se për një periudhë kohore AKP ka tentuar që të kontaktojnë me personat apo entitetet që e kanë shfrytëzuar këtë pronë, por nuk kanë marrë përgjigje, andaj kanë kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës që ta marrin nën administrim këtë pronë, që gjendet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Në ambientet e këtij kompleksi, pas një sulmi ndaj Policisë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në shtator të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, dy persona ishin arrestuar.

Në Kosovë ky kompleks është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq.

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Policia ndalon një serb në Leposaviq, e kaloi ilegalisht kufirin

Policia ndalon një serb në Leposaviq, e kaloi ilegalisht kufirin

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com