Më shumë vranësira shtrihen mbi vend ditën e enjte, kryesisht shtresore të larta, ndërkohë që rrezet e diellit vazhdojnë të depërtojnë në sipërfaqe.
Me dendësim të vranësirave më vonë, nga pjesë perëndimore, nuk duhet përjashtuar mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 17C e 19C. Frynë erë e lehtë jugore e juglindore 1-3m/s.





























