Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka kanosur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20.Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar për kanosje ndaj viktimës mashkull kosovar.Gjatë intervenimit, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.






























