Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka miratuar sot propozimin për largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën”, i cili ishte vendosur nga administrata e kaluar komunale në fillim të tetorit të vitit të kaluar.
Kjo pikë nuk kishte qenë pjesë e rendit fillestar të ditës që u ishte dorëzuar mediave rreth dhjetë ditë më parë, por u shtua gjatë seancës me kërkesë të asamblistëve të Lista Serbe.
Propozimi u miratua me 10 vota për dhe 5 kundër.
Kundër votuan asamblistët nga Inciativa Qytetare “Veriu për të gjithë”, Marko Jakšić dhe Ivan Miletić, si dhe asamblisit i Demokracia Serbe, Ivan Miletić. Kundër kësaj pike të ditë votuan edhe Aida Ferati-Doli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emir Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.
Mbishkrimi “Unë e dua Mitrovicën” ishte vendosur pasi më 2 tetor 2025 ishte larguar mbishkrimi i mëparshëm në cirilik “Unë e dua K. Mitrovicën”, duke u zëvendësuar me një version të ri në alfabet latin, me zemër të gjelbër dhe stemë të re komunale./KosovaPress






























