Qytetarit serb në pjesën veriore të Mitrovicës, Bojan Bozovic mbrëmë i është djegur vetura në Veriun e Mitrovicës.
Automjeti të cilin e ngiste Bozovic, kishte targat RKS. Dje ka nisur afati i qortimit të atyre që nuk i përmbahen kushteve të Qeverisë së Kosovës për targat.
Për gjithë ngjarjen ka shkruar vet Bojan Bozovici në Facebook. Ai ka treguar se veturën e ka që 16 vite me regjistrim RKS.
“Fatkeqësisht, një lajm i keq. Sonte i mbijetuam terrorit. Frikacakët ma kanë vënë zjarrin makinës në oborr përballë shtëpisë në orën 3 të natës së kaluar. Falënderojmë zjarrfikësit që u përgjigjën me shpejtësi dhe parandaluan djegien e shtëpisë. Dua të them se vetura nuk është riregjistruar dhe ka 16 vite regjistrim në RKS”, ka shkruar ai.

E djegien e veturës e ka dënuar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier. Ai ka thënë se SHBA dënon aktin e djegies së veturës dhe përpjekjet për t’i frikësuar të gjithë ata që dëshirojnë të riregjistrojnë makinat në RKS.





























