Ditë më parë në media u raportua se ish ushtari i UÇK-së, Bedri Hyseni, ka nevojë për ndihmë.
Ndërsa, një ditë më vonë, portali Veriu Info publikoi lajmin se ky punëtor ishte lënduar gjatë punës në Aurora Group, pronë e biznesmenit Valdet Fejzullahu.
Ky lajm befasoi shumëkënd, pasi Fejzullahu njihet si njeri humanitar, dhe vetëm pak ditë më parë një qytetar e kishte falenderuar publikisht për ndihmën që i kishte dhënë për operim në Turqi, ani pse nuk ishte fare puntor në kompaninë e tij.
E sot përmes një postimi, Bedri Hyseni, ka demantuar këto informacione duke treguar për ndihmën e vazhdueshme që ka marrë nga “Aurora Group” dhe Valdet Fejzullahu.

Postimi i plotë nga Bedri Hyseni:
Une Bedri Hyseni deklaroj qe shkrimet ne portalin veriu info ku permena une dhe kompania Aurora jane te paverteta.
Rasti u shfrytezu prej portalit per qellime te kqija, e bile nuk um kane thirr hiq.
Kto lajme te paverteta um kan lendu mu edhe familjen tem, pasi krejt familjarisht kemi respekt per Valdet Fejzullahun.
Kompania Aurora um ka nimu shum here ne momente te rana per mu vec pse jom kane ushtar i UQK

Në linkun më poshtë e gjeni postimin e veteranit:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5520247901426449&id=100003238810338&mibextid=gBTuAL





























