Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për pensionistët e arsimit
Gjatë ditës së sotme, Drejtoria Komunale e Arsimit ka ndarë mirënjohje për pensionistët e vitit 2022, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.
Në këtë ceremoni e pranishme ishte drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Arsimit, znj. Drita Kadriu, e cila ka falënderuar të gjithë pensionistët për pjesëmarrje dhe kontribut jetësor në fushën e arsimit.
“Ju jeni shumë të rëndësishëm për shoqërinë tonë, sepse jeni ju ata që e keni bërë historinë. Meritoni shumë sepse jeni ajo gjeneratë që në rrethana dhe kohë të vështira treguat një përkushtim të madh kombëtar dhe nxorët kuadro që ndihmuan në formimin e shtetit tonë”, theksoj drejtoresha Kadriu, e cila më pas ka uruar të gjithë pensionistët.

Ndërsa, veteranët e arsimit u shprehën mirënjohës për vlerësimin e punës së tyre shumëvjeçare nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë.





























