Reparti i Ortopedisë në Spitalin e Mitrovicës është tashmë ndër repartet më të suksesshme të kësaj fushe.
Falë stafit, ky repart është i njohur në të gjithë Kosovën, mirëpo dy mjekët “musafirë” në Mitrovicë, Arben Bajraktari dhe Amir Vejslei, tashmë janë bërë edhe “qytetarë” mitrovicas, shkruan Jepi zë.
Spitali i Mitrovicës po vizitohet nga pacientët me probleme ortopedike nga i gjithë vendi, duke qenë se puna dhe profesionalizmi i stafit të këtij reparti tashmë është dëshmuar kudo.
Vlen të theksohet se klubet sportive të qytetit të Mitrovicës janë falenderues ndaj stafit të Ortopedisë.
Mbrëmë stafi i ortopedisë ka mbyllur vitin me një darkë festive, ndërsa Dr. Amir Vejseli përmes një postimi ka falenderuar stafin e mrekullueshëm që ka ky repart, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Pas nje rrugetimi te gjate te vitit 2022… te cilin mendoj se e permbyllem me suksese dhe sfida nga me te ndryshmet , jam krenar qe jam pjese e ketij ekipi te mrekullueshem .
Urime Viti i Ri shoke , miqe. , koleg e kolege , eshte nder dhe privilegj te punoj me juve !!!
Gezuar 2023 me sfida te reja






























