Ndërmarrja Trepça ka vendosur që t’i shpërblej punëtorët e saj me nga 50 euro shtesë për pagën e fundvitit.
Sindikata ka njoftuar për këtë vendim dhe ka falenderuar të gjithë puntorët për kontributin e dhënë në punë dhe njëkohësisht edhe Bordin e Trepça Sh.A dhe u.d Kryeshefin për realizimin e kësaj kërkese që siç thonë ata do të jetë motivuese për angazhim në punë, shkruan “Mitropol”.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Sindikates së Pavarur të Minatorve të Trepçës dhe gjithë të punësuarve pa dallim antarësie, se kemi marrë njoftimin nga Bordi Menagjues dhe u.d kryeshefit që kanë marrë vendim të ipen nga 50€ shtesë për pagën e fundvitit, për të gjithë të punësuarit në Trepça Sh.A.
Falenderojmë të gjithë puntorët për kontributin e dhënë në punë dhe njëkohësishtë falenderojmë dhe Bordin e Trepça Sh.A dhe u.d Kryeshefit për realizimin e kësaj kërkese që do të jetë motivuese për angazhim në punë.
Me respekt Kryesia e Sindikatës!





























