Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur dje në një parking në qytetin e Mitrovicës.
Pronari i një veture e kishte parkuar veturën e tij në një parking të qytetit, por, kur u kthye për ta marrë ajo nuk ishte më aty, njofton “Mitropol”.
Rasti siç bën të ditur Policia e Kosovës ka ndodhur dje rreth orës 09:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur një veturë në parking.”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.





























