Njëri nga grupet më të njohura në rrjetet sociale në të gjitha trojet shqiptare është Marakli t’kerreve
Ky grup ka një anëtarësi të madhe nga gjitha vendet e Kosovës dhe gjithë shqiptaria, poashtu anëtarë ka edhe nga vende të ndryshme të botës, shkruan Jepi zë.
Aktiviteti i tyre është i ndryshëm por që kryesisht lidhet me veturat dhe perfomancat e tyre, ndërsa ky grup njihet edhe për aktivitetin humanitar ndër vite.
Përfaqësuesit e këtij grupi, dje ishin në Mitrovicë në kampin e Njesisë Speciale ku dhuruan afër 1000 Redbull-a dhe gjana tjera ushqimore, shkruan Jepi zë
Ndryshe “Marakli t’ kerreve” ka ndihmuar edhe shumë qytetarë të cilët mbesin rrugëve, pasi mjafton një postim në faqen e tyre, dhe zgjidhja bëhet menjëherë, poashtu ky grup informon edhe qytetarët nëse ata hasin në probleme në veturat e tyre./ Jepi zë





























