Për pasojë vepra përsëritet e madje me raste përfundon edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Frashër të Mitrovicës, ku një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin e Gjykatës, përmes të cilit i ndalohej t’u afrohet ish bashkëshortes dhe fëmijëve.
Sinjali mëson se 42-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe si rrjedhojë gruaja ka njoftuar Policinë lidhur me ngjarjen.Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarin, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mospërfillje e gjykatës’ dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.





























