“Sot, rreth orës 04:00 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut. Bazuar në hetimet e para, bëhet e ditur se grabitja është kryer në një pompë derivatesh, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një sasi parash nga punëtori. Nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personit të dyshuar.”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për “Mitropol”.





























