IKSHPK ua rikujton qytetarëve se pandemia nuk ka mbaruar dhe kohëve të fundit janë rritur rastet me COVID në botë dhe në Kosovë.
Prandaj, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.
Postimi i plotë i IKSHPK-së:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar.
COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.






























