Kur përmendet titulli “udhëheqës bibloteke” mendja fillimisht na shkon se ky zyrtar duhet të jetë një njeri i “lexueshëm” që ka lexuar jo dhjetëra, por edhe qindra libra.Por duket se ky fakt për Universitetin “Isa Boletini” nuk ka fare rëndësi, por e rëndësishme është që në këtë pozitë të vendoset edhe “një njeri” i rektorit Alush Musaj.
Ish këshilltari i rektorit, Alban Fazliu që më vonë u rehatua si “zyrtar i lartë i karierës” përmes një konkursi që edhe auditimi ka gjetur shkelje, ka lëvizur sërish në pozitë brenda një kohe të shkurtër.Besoni apo jo, Alban Fazliut i është besuar ndër pozitat më të larta, ajo e “udhëheqësit të biblotekës, ndërsa përmes një vendimii që mban numrin e protokolit 1378 i dt. 22.06.2023 ai ka fituar edhe zyrtarisht këtë vend pune.
Interesante ka qenë pasi fillimisht konkursi ka qenë me shifra dhe kode duke e bërë që pak kush të dijë se kush ka aplikuar, por vetëm vendimi ka zbuluar gjithçka.Por rrugëtimi i Fazliut mbetet shumë i veqantë pasi për 3 vite ka lëvizur në tri pozita. Nga pozita e këshilltarit të rektorit, u rehatua si zyrtar i karierës ndërsa tani si udhëheqës i biblotekës.Ndryshe kjo metodë për rehatimin e njerëzëve të rektorit ishte përdorur edhe në fund të mandatit të parë, kur ish shoferi i tij Driton Presheva ishte avancuar në pozitën si zyrtar për infrastrukturë dhe menaxhimin e objekteve, por në fakt Presheva në të njejtën kohë arrin të punojë edhe në autoshkollën e tij, edhe gjatë ditëve kur ai do të duhej të qëndronte në zyren e tij në UIBM.
Musaj që për pak kohë e përfundon mandatin e tij mbi 8 vjeçar në krye të Universitetit të Mitrovicës dhe i cili u karakterizua me shumë probleme e skandale, ka filluar më herët të rehatojë njerëzit e tij nëpër pozita kyqe.
Pas Këshillit Drejtues ku shumica janë “dorë e tij”, ai arriti ta rehatonte si sekretar Avdyl Beqirin, përmes një procesi shumë të dyshimtë dhe të paralajmëruar ndërsa tani ka tendeca për ta reahtuar edhe një emër për rektor dhe ta vazhdojë ta mbajë kontrollin edhe në të ardhmen






























