Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme si në Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë, ekipet e IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur “Vidimiriq”, në veri të Kosovës.
“Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t’iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve”Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas pranimit të rezultateve të ADN-së, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.
“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.






























