Mesditën e sotme në lokalin “Pasta Fasta” në kryeqytet ka ndodhur një incident. Në tarracën e këtij lokali një person i ka vënë flakën çadrës së lokalit, çka ka bërë që ajo të përfshihet tërësisht nga flakët.
Menaxhmenti i “Pasta Fasta” dyshon se kjo është zjarrvënie e qëllimshme, pasi rasti i njëjte u ndodhi edhe të dielën, derisa burime të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është me probleme mendore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Arta Nura, menaxhere e këtij lokali.
“Po rasti ka ndodhur sot në mesditë dhe zjarrvënia është e qëllimshme. Rasti i njejtë na ka ndodh edhe të dielën rreth orës 06:00 të mëngjesit. Dëme janë shkaktu se cadra është tash e pa përdorshme, është djegë gjysma e saj. Rastin e kemi hap edhe të dielën edhe sot, Policia kanë qenë këtu dhe po e hetojnë”, tha Nura.
Kujtojmë që “Pasta Fasta” është brend i krijuar nga disa mitrovicas.





























