Një rast i dhunës në familje ka ndodhur bë qytetin e Mitrovicës mbrëmjen e së premtes, ku një person i dyshuar është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Sipas burimeve zyrtare policore, viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë incidentit. Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet fillestare u kryen nën mbikëqyrjen e prokurorit të rastit.
Megjithatë, pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që ata të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet e drejtësisë.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë kosovare, me shumë raste të raportuara që shpeshherë përfundojnë me pasoja të rënda për viktimat. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve vazhdojnë të kërkojnë veprime më të ashpra për të parandaluar dhe ndëshkuar këto raste.
Policia e Kosovës bën thirrje që çdo akt dhune të raportohen menjëherë, duke siguruar se të gjitha rastet trajtohen me seriozitet të plotë.





























