“KFOR-i ka dedikuar “ekipet e EOD”, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të trajtuar mjetet e pashpërthyera dhe të gatshëm për t’u përgjigjur kur kërkohet.
KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.





























