Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

15-vjeçarja në Mitrovicë që u raportua e zhdukur thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një të rritur, arrestohet një i dyshuar

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Në shumë raste viktimat janë vajzat e mitura, të cilat bien pre e keqpërdorimeve nga të rriturit. Këta të fundit rastisin të jenë edhe persona të njohur për to, e që nuk hezitojnë të krijojnë raporte intime me minorene ani pse janë nën moshën 18-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali

19/11/2022
in 02
15-vjeçarja në Mitrovicë që u raportua e zhdukur thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një të rritur, arrestohet një i dyshuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pre e sulmit seksual dyshohet se ka rënë edhe një vajzë e mitur në qytetin e Mitrovicës, e cila një ditë prej ditësh nuk u kthye nga shkolla në shtëpi siç bën zakonisht. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë lajmëruar Policinë dhe kanë filluar kërkimet për vajzën, e cila dyshohej se ishte bashkë me një person të rritur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se të miturën e kanë kërkuar në shtëpinë  e të dyshuarit, mirëpo e njëjta nuk ndodhej aty, teksa i dyshuari u ftua të paraqitej në stacion policor për intervistim.

22-vjeçari para hetuesve policorë ka mohuar të ketë qenë bashkë me vajzën e mitur, për të cilën nuk dihej vendndodhja e saj.Sinjali mëson se vajza ishte kthyer në shtëpi më pas dhe bashkë me babain e saj ishin paraqitur në stacion të Policisë, ku ajo kishte dhënë deklaratën e saj lidhur me atë që ka ndodhur. 15-vjeçarja ka deklaruar se nuk ka qenë bashkë me të dyshuarin, mirëpo me të muaj më parë kishte kryer marrëdhënie seksuale në një motel në Mitrovicë.

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve, e mitura është intervistuar sërish lidhur me rastin dhe ajo më pas ka deklaruar se me 22-vjeçarin ka pasur vetëm puthje dhe ledhatime.

Pas përfundimit të procedurave policore, gjatë ditës së djeshme Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Related Posts

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
LAJMI I FUNDIT: Një veturë bie në Ujman
02

LAJMI I FUNDIT: Një veturë bie në Ujman

14/10/2025
Next Post
OMNI SPORT hap konkurs për vend të lirë të punës

OMNI SPORT hap konkurs për vend të lirë të punës

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com