Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Lirohen për qarkullim Jarinja dhe Bënjaku

Pas 3 javësh hapen këto 2 pika kufitare

30/12/2022
in 02
Lirohen për qarkullim Jarinja dhe Bënjaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku, janë liruar për qarkullim. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, në një njoftim për media të lëshuar të premten.

Sipas Policisë të gjitha barrikadat që kanë qenë të vendosur në veri që nga 10 dhjetori, si pasojë e të cilave këto pika ishin mbyllur, janë larguar

“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikëkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Bllokimi i kundërligjshëm i rrugëve, sulmet e kryera ndaj institucioneve të sigurisë, mediave dhe qytetarëve, kishin ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe në vështirësimin e jetës së qytetarëve të asaj zone të cilët nuk kanë mundur të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk e kanë pasur qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme”, thuhet në njoftim.

Liria e lëvizjes, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë, thuhet se janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për këtë theksohet se Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin mbyllur më 10 dhjetor, pasi serbët lokalë kishin bllokuar disa rrugë, në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq. Ai u arrestua si i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri dhe Policisë së Kosovës.

Barrikadat nga këto rrugë janë hequr të enjten pasdite, pasi që një ditë më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ish-policit Pantiq, ia ndryshoi masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ndërkohë që pika kufitare në Merdar, e cila ishte mbyllur për qarkullim më 27 dhjetor, është hapur të enjten në mëngjes. Ajo ishte mbyllur pasi që në Serbi, dy kilometra nga pika kufitare, ishte vendosur një barrikadë.

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndarjen e 17.5 milionë eurove për KOSTT-in.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndarjen e 17.5 milionë eurove për KOSTT-in.

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com