Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

60 pjesëtarë e lanë Policinë këtë vit, Zeqiri: Dorëheqjet do të vazhdojnë, pas pensionimit marrin vetëm 100 euro

15/10/2023
in LAJME
60 pjesëtarë e lanë Policinë këtë vit, Zeqiri: Dorëheqjet do të vazhdojnë, pas pensionimit marrin vetëm 100 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dorëheqjet vullnetar nga Policia e Kosovës (PK) po shihen si fenomen shqetësues dhe po kërkohet që të merren hapa të menjëhershëm për parandalimin e këtij fenomeni. Siç konfirmon kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri, vetëm nga fillimi i këtij viti janë 60 dorëheqje nga ky institucion.

Ai ka shtuar se këto dorëheqje mund të ndalen vetëm atëherë kur pushteti merr hapa për përmirësimin e mirëqenies se PK-së dhe plotëson kërkesat e kamotshme të tyre.

Zeqiri tha se PK-ja përveç kërkesës për shtesat e rrezikshmërisë ka kërkuar që të hartohet edhe Ligji për pensionimin e hershëm në të cilën parashihet rregullimin i pensionit, pasi sipas tij, policët pas pensionimit marrin vetëm 100 euro të cilat nuk dalin as për ilaçe.

“Policia e Kosovës do të duheshin që t’i plotësoheshin disa kushte shumë më herët jo vetëm pse ndodhi rasti i fundit, po në realitet PK ka treguar rezultatet dhe suksese në vazhdimësi që nga themelimi. Mirëpo kur jemi të mirëqenia definitivisht është për keqardhje që mungojnë shumë gjëra, jo vetëm shtesa për rrezikshmëri e cila kjo tani më nuk po ekzekutohet që nga implementimi i ligjit të pagave. Ne kemi pasur kërkesa të tjera shumë më prioritet një institucion i sigurisë në vend pa sigurim shëndetësor dhe jetësorë. Është e pa kuptim pse nuk punohet dhe nuk është punuar deri më tani për sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë. Kemi pas kërkesa konkrete drejtuar qeverisë, kemi pas edhe plan konkret se si mund të bëhet ajo, vetëm duheshin mjetet. Kjo nuk po ndodh”, tha ai.

“Kemi edhe ligjin për pensionim në moshën 55 vjeçare shpesh herë po përmendet që nuk është ligj i parakohshëm është ligj në moshën 55 vjeçare. Ky ligj në këtë moshë në shumicën e shteteve të botës polici pensionohet në këtë moshë. Polici për punën që e kryen, e kanë paraparë edhe ekspert të ndryshëm që deri në moshën 55 vjeçare mund të jetë i freskët që të ju dal zot të gjitha atyre autorizimeve ligjore dhe detyrat që i kryen një policë. Në këtë ligj nuk është vetëm kjo, por zyrtari policor pas përfundimit të karrierës arritjes së moshës 65 vjeçare atëherë kur pensionohet është pa pension, merr një pension prej 100 eurove që  nuk është as ndihmë sociale që nuk i mjafton ndoshta shumicës prej tyre as për barna për ilaçe. Është vërtet tepër nënçmuese në fund të karrierës pas gjithë këtyre sfidave me 100 euro”, tha ai.

E për shkak të gjitha këtyre kërkesave dhe mos realizimit të tyre, kryetari i kësaj Sindikate ka thënë se dorëheqjet vullnetar të policëve nuk janë duke u ndalur, sipas tij, nga fillimi i këtij viti deri më tani janë bërë 60 dorëheqje.
Ai ka theksuar se parandalimi i këtyre dorëheqjeve mund të ndalet vetëm me përmirësimin e mirëqenies se PK-së dhe realizimit të kërkesave të tyre.

“Dorëheqje ka pasur vazhdimisht, çdo vit ka pasur dorëheqje, që nga themelimi i policisë kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare, mirëpo e irritoj pak, e rriti pakënaqësinë të PK-ja kur u hoq edhe shtesa për rrezikshmëri, duke i pasur parasysh edhe shumë kushte të tjera dhe kemi ardhur në atë pik që kemi dorëheqje diku deri më tani rreth 60 dorëheqje vetëm për këtë vit dhe kemi paralajmërime për dorëheqje. Ndoshta gati për çdo ditë kemi nga një dorëheqje që është e tepërt dhe i vetmi parandalim i dorëheqjeve vullnetare është përmirësimi i mirëqenies se PK-së. Dorëheqjet janë bërë shqetësuese, zyrtarët policore janë të dëshmuar me përvojë dhe profesionalizëm. Prandaj po dëmtohemi, jo vetëm polici por po dëmtohet edhe vetë shteti”, tha ai.

Zeqiri ka folur edhe në lidhje me raportimet për mungesë të veshmbathjeve të PK-së, ku sipas tij, ka mungesë dhe se PK-ja nuk qëndron mirë më veshmbathje.

Ai ka thënë se kjo është duke ndodhur për shkak të mos funksionimit për një kohë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit dhe për shkak të tenderëve.

“Në realitet shkaku i ngecjeve të disa tenderëve të cilët në njëfarë faze kanë pas kryer të gjitha procedurat e tenderimit po një kohë të gjatë, gati rreth një vit nuk ka funksionuar Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurorimit dhe deri në polici kemi pasur 24 projekte dhe ato kanë ngecur për shkaka se nuk funksion bordi i OShP-së mandej, kur filloj të funksionoj disa janë kthyere në pikën zero disa kanë filluar që të përmirësohen. Ka mungesa, ende nuk jemi mirë me veshmbathje, me uniforma të Policëve të rendit, mos të marrim pesën e njësive speciale të cilët janë të kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme. Por pjesa tjetër që janë shumica e zyrtarëve policor ka mungesa të veshmbathjeve e krejt është shkaku i këtyre disa tenderëve që po rikthehen po refuzohen, s’po ka ofertor kualitativ e shumë probleme të tjera që nuk i dijë detajet” tha ai. /EO/

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com